Anėtarėt e Komisionit pėr hartimin e Kushtetutės kanė firmosur tė hėnėn nė njė ceremoni solemne dokumentin qė e kanė hartuar dhe tė cilin ia kanė dorėzuar pėr miratim faktorit ndėrkombėtar.
Kushtetuta e Republikės sė Kosovės pėrbėhet prej 40 kapitujve dhe 160 neneve dhe si e tillė e pėrcakton Kosovėn si republikė parlamentare, duke e avancuar rolin e Presidentit tė Kosovės i cili do tė jetė edhe komandant suprem i forcės sė sigurisė sė Kosovės, qė pritet tė themelohet brenda kėtij viti pas transformimit tė TMK sė.
Kosova me kushtetutė pėrcaktohet si shtet i qytetarėve tė saj, ku gjuhė zyrtare janė shqipja dhe gjuha serbe, kurse gjuha turke, boshnjake dhe ajo rome kanė statusin e gjuhėve zyrtare nė nivel komunal.
Kryeministri Hashim Thaēi ka pėrshėndetur nėnshkrimin e Kushtetutės duke u shprehur se dokumenti i ri pėrben vulėn e shtetit tė Kosovės.
Kushtetuta ėshtė shpresa jonė pėr njė tė ardhme mė tė mirė. Kemi sakrifikuar gjatė pėr kėtė ditė. Kjo ėshtė vula e shtetit tė Kosovės, pasi kemi bėrė pėrpjekje tė mėdha pėr shtetin tonė dhe kjo kushtetutė ėshtė dinjiteti ynė, tha Thaēi duke shtuar se ka besim te shoqėria demokratike e Kosovės do ta respektojė atė.
Kushtetuta e Kosovės u hartua gjatė vitit tė kaluar, nė pritje tė zgjidhjes sė problemit tė Kosovės, por ajo u certifikua afro dy muaj pas shpalljes sė pavarėsisė sė saj.
Kushtetuta e re e Kosovės pritet tė nėnshkruhet edhe zyrtarisht pas certifikimit tė saj nga pėrfaqėsuesi i lartė i BE-sė, Peter Feith. Pas nėnshkrimit tė saj Kushtetuta i kalohet Kuvendit tė Kosovės pėr miratim, derisa pritet tė hyjė nė fuqi mė 15 qershor.